PS krijoi sistem patronazhizmi që njëson partinë, shtetin, oligarkinë, informalitetin dhe ‘të fortët’

Nga Afrim Krasniqi

Votimet mbaruan duke konfirmuar hendekun në sondazhe, – mazhoranca fitoi mandatin e katërt dhe për paradoks, më me shumë mandate sesa të gjitha mandatet e mëparshme. Statistikisht nuk ka surprizë, – PS ka thuajse të njëjtin numër votash si në tri zgjedhjet e mëparshme, duke pasur nivel mobiliteti të strukturës së vet patronazhiste në nivele 95%-98%, por ka rritje të numrit të mandateve për shkak se votat pro PD+LSI kanë rënie të ndjeshme në raport me zgjedhjet e kaluara.

Niveli i mobilitetit tek opozita varion midis 55%-60% e pamjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në votim as të votuesve historikë të saj, dhe natyrisht, e pamundur të fitojë votat e pjesës së pavendosur, jo mbështetëse të qeverisë. Aleanca me LSI (PL) nuk funksionoi, shumica e votave të saj klienteliste u rikthyen në PS ose kaluan në PSD, ndërkohë që votuesit asnjanës zgjodhën partitë e reja.

Natyrish,t PS krijoi një sistem patronazhizmi që njëson partinë, shtetin, oligarkinë, informalitetin dhe “të fortët”, praktikë antiligjore që PS e testoi edhe më 2017 dhe 2021. Në çdo rast referues të njëjtë në botën demokratike opozitat kanë pasur sukses kur reformohen, frymëzojnë me ide, hapen ndaj prurjeve cilësore dhe luftojnë me kartat morale, katër cilësi që PD+ i refuzoi me arrogancë.

Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans. Ata që ishin konfirmuan vetveten dhe besnikët. Risitë janë minimale dhe jo vendimmarrëse. Katër herë një parti ka pasur mbi 80 mandate, 1991, 1992, 1996 dhe 1997, vetëm në një rast ato prodhuan reforma dhe progres (1992), kur de facto nuk ishte votë partie, por votë për ndryshim sistemi.

Vazhdimi dihet: mazhoranca do shijojë mbipushtetin e pa shqetësuar, do të kemi dobësim të ndjeshëm të jetës parlamentare, të kontrollit e balancës së pushteteve, të rolit të institucioneve të pavarura dhe natyrisht, rënie të lirë të standardeve të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës. Opozita? Shih listën e mbyllur të Tiranës dhe e kuptojmë si do jetë, opozita që çdo qeveri do të donte të kishte.

Do kemi protesta, kontestime, show, marrëveshje të reja, kulla të reja, por jo dorëheqje dhe as llogaridhënie. Drejtësia do hetojë ca raste fatkeqe të individëve që u detyruan të fotografojnë votën, por jo ata që urdhëruan fotografimin e votës dhe as sistemin korruptiv, i cili, duke cituar opozitën e 2009-2012, “vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota dhe më pas vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë”. Ata nuk ndryshuan këtë sistem korruptiv, thjesht e perfeksionuan atë.

Kur demokracia devijon, populizmi merr vendime, militantët kontrollojnë pushtetin dhe idetë moderatore refuzohen, është detyrë dhe përgjegjësi e pakicës, – zërave me integritet, të flasin, të veprojnë dhe të reagojnë më shumë, të refuzojnë “status quo” dhe establishmentin e korruptuar politik e të ushqejnë sa munden dije, kulturë e shpresë në vendin ku nga Kalimashi, Q.Murrizit, Elbasani dhe deri në Llogara gjendet e njëjta parullë domethënëse dhe konsensuale “mirë se erdhët në tunel”.

Related Posts

ALARMUESE/ Nëse vini re këtë ndryshim në lëkurë keni probleme me zemrën!

Ndryshimet në stilin e jetesës, si 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë dhe konsumimi i ushqimeve që ulin kolesterolin mund të kenë ndikim të madh…

E rëndë/ Shpërthim i fortë në një lokal, raportohet për 21 të pl*agosur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të…

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu gëzon dhe trondit këto shenja

Dashi Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni sic duhet. Nese nuk arrini ta kapni kete mundesi, pasi jeni…

Kush fshihet pas at*entatit që tronditi Shkodrën? Ish-prokurori ngre alarmin: Në qytet ka lagje ku nuk hyn dot policia

Në një emision televiziv, ish-prokurori Eugen Beçi komentoi atentatin e rëndë që ndodhi së fundmi në Shkodër, ku Ragip Gila vrau dy persona dhe plagosi dy të…

Tro*diten familjaret, gjejne te v*rur njeriun e zemres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë. Shtetasi B.L., 73 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët. Sipas policisë, dyshohet…

Të paguarit nga Beogradi dhe Athina pëllasin kot

Spartak Ngjela Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Le t’i bien këmbës! Dëgjoj gjatë ditës të flitet kundër Shqipërisë dhe vetë shqiptarisë. Nuk kuptohet se çfarë janë…