ALARMUESE/ Nëse vini re këtë ndryshim në lëkurë keni probleme me zemrën!

Ndryshimet në stilin e jetesës, si 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë dhe konsumimi i ushqimeve që ulin kolesterolin mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e zemrës…

Mjekët theksojnë se lëkura, si organi më i madh i trupit, shpesh pasqyron gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe mund të zbulojë shenja të hershme të problemeve kardiovaskulare. “Lëkura është organi më i madh në trup dhe ajo pasqyron shëndetin sistemik”, shpjegon kardiologu Dr. Karuppiah Arunachalam. Për këtë arsye, disa ndryshime në lëkurë mund të jenë shenja paralajmëruese për rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Një nga këto ndryshime janë të ashtuquajturat ksantoma, fryrje të verdha ose portokalli në sipërfaqen e lëkurës. Ato mund të jenë tregues i kolesterolit të lartë, dhe dihet se nivelet e larta të kolesterolit rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës.

“Kolesteroli i lartë ose nivelet e larta të LDL-së (kolesterolit të keq) dhe triglicerideve rrisin drejtpërdrejt rrezikun për sëmundje të zemrës, sepse nxisin grumbullimin e yndyrnave në muret e arterieve, një proces që quhet aterosklerozë”-shpjegon dermatologia Dr. Angela Moore. Ky ngushtim dhe ngurtësim i arterieve ul qarkullimin e gjakut dhe rrit rrezikun për sulm në zemër ose tru. Ndërpreja dhe trajtimi i kolesterolit të lartë mund të parandalojnë shfaqjen e ksantomave të reja dhe të ndihmojnë në zvogëlimin e atyre ekzistuese. Ksantomat mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit, por forma më e zakonshme është ksantelazma, grumbullime të vogla yndyre rreth qepallave, të cilat mund të jenë të padëmshme ose të sinjalizojnë kolesterol të lartë.

Ekzistojnë edhe forma të tjera, si ksantomat eruptive, tuberoze dhe tetivale, të cilat mund të shfaqen në bërryla, pëllëmbë, kyçe, duar apo shputa. “Ksantomat lidhen me hiperlipideminë familjare dhe si pasojë e kësaj gjendjeje mund të zhvillohen sëmundje koronare të zemrës, aterosklerozë, goditje në tru apo edhe ulcera kronike në këmbë”-paralajmëron Dr. Arunachalam. Mjekët theksojnë se ndalimi dhe trajtimi i kolesterolit të lartë është vendimtar, pasi ndihmon në parandalimin e komplikimeve dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës.
“Diagnoza e hershme ndihmon në parandalimin e komplikimeve që lidhen me kolesterolin e lartë”-shton Dr. Arunachalam.

Sipas dr. Moore, ndryshimet në stilin e jetesës, si 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë dhe konsumimi i ushqimeve që ulin kolesterolin mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e zemrës. Përveç ksantomave, edhe ndryshime të tjera të lëkurës, si ngjyra kaltëroshe e gishtave ose njollat e kuqe në pëllëmbë, mund të jenë tregues të problemeve me zemrën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…