Kush fshihet pas at*entatit që tronditi Shkodrën? Ish-prokurori ngre alarmin: Në qytet ka lagje ku nuk hyn dot policia

Në një emision televiziv, ish-prokurori Eugen Beçi komentoi atentatin e rëndë që ndodhi së fundmi në Shkodër, ku Ragip Gila vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë.

Beçi theksoi se ngjarja nuk mund të shihet si një akt individual, por si pjesë e një përplasjeje të mundshme mes grupeve kriminale apo fiseve. “Krimi i organizuar po ndërthuret me hakmarrjen”, tha ai, duke shtuar se në disa lagje të qytetit, policia nuk arrin të hyjë.

Sipas tij, në këto zona janë krijuar baza të krimit, dhe nevojitet ndërhyrje e gjerë e shtetit dhe strukturave sociale për të rikthyer kontrollin.

Ish-prokurori Eugen Beçi: Ngjarja ndodhi në Shkodër, ku krimi i organizuar po ndërthuret me hakmarrjen dhe po krijon situatë tepër të rënduar. Te ngjarja në Shkodër nuk ka një autor. Besoj se ka pasur bashkëpunëtorë për ta larguar nga vendngjarja, por edhe policia veproi me efikasitet. Është e pamundur që personi të ketë vepruar vetëm. Autori ka thënë që e ka personale dhe nuk besoj se deklarata është e vërtetë. Është autori i parë që arrestohet në flagrancë për krime të rënda. Nuk mund ta besosh vetëm fjalën e autorit, por duhet të hetosh dhe mund të dalë përfundimi se mund të kemi përplasje mes fiseve apo krimit të organizuar.

Në Shkodër, ka zona të caktuara ku policia ka qenë inaktive. Në këto zona mund të jenë krijuar baza kriminale. Policia e Shkodrës duhet të ushtrojë kontroll territori në çdo lagje të qytetit. Shteti duhet të ndërhyjë edhe me struktura të tjera, me punonjësit socialë, me punonjësit e edukimit në shkollë, që pjesa që ngujohet të integrohet në shoqëri e mos ngelet me të kaluarën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…