Skip to content

Hotolishti me arkivol në protestë ‘kërcënoi’ Rilindjen, i gjithë fshati i votoi sërish

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën më 20 prill në protestë kundër zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, të cilën e konsideruan një kërcënim serioz për jetesën dhe pronat e tyre.

Të pajisur me pankarta dhe me një arkivol të vendosur në mes të rrugës si simbol i “vd ekjes së fshatit”, protestuesit shprehën zemërimin ndaj projektit, që sipas tyre po zhvillohej pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal.

“Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!”, shkruhej në një nga pankartat, ndërsa një përfaqësues i tyre u shpreh: “Institucionet po heshtin. Ky arkivol përfaqëson shtëpinë tonë të fundit. Jemi të detyruar të reagojmë.”

Dhe duket se Hotolishti reagoi në zgjedhjet e 11 Majit… Të gjitha votat i kanë shkuar Rilindjes kundër së cilës protestuan me arkivol me shprehjen: Ose ne ose ju!

Published inTë fundit