Tr*nditëse në Itali. Shqiptari tenton të м’bysë gruan dhe e мbështjeII me tapet pasi mendoi se e kishte ν’rarë. Si u zbuIua 42-vjeçarja që ishte gjaIIë?

Ngjarje tronditëse në Itali. Shqiptari dhunon dhe tenton të mb ysë gruan, pastaj, duke menduar se kishte vd ekur, e mbështjell me qilim dhe e tërhoqi zvarrë në ballkonin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit në Megliadino San Fidenzio (Padova).

Kur mbërriti djali 22-vjeçar i çiftit, i ati i tha se gruaja kishte vdekur dhe se edhe donte të hidhej nga tarraca për t’i dhënë fund jetës së tij.

Ndërkohë, fqinjët kishin telefonuar ambulancën dhe policinë.

Por, gruaja kishte mbijetuar dhe u dërgua në spital në Schiavonia, ndërsa i shoqi, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

Dhuna e ushtruar për vite me radhë

Gruaja raportohet se ishte dhunuar dhe kërcënuar për vite me radhë nga bashkëshorti i saj.

Ditën e sulmit të fundit në shtëpinë e çiftit, pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë, shqiptari ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën dhe ishte policia që e ndaloi. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.

Gushtin e kaluar, ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime.

Sulmi i fundit dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Trajtohej nga burri i saj si pronë

Burri e kishte detyruar gruan e tij të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet shoqërore: asaj i ndalohej të takonte miq dhe të njohur.

Ndërsa fqinjët thonë se nga shtëpia e çiftit dëgjonin shpesh të bërtitura dhe grindje.

Ata që e njohin thonë se burri e trajtonte gruan si “pronën e tij” dhe se ia mori të gjithë pavarësinë financiare duke menaxhuar të gjitha të ardhurat e familjes.

Ai gjithashtu e kishte penguar bashkëshorten të blinte një pjesë të sallonit të bukurisë ku ajo punonte.

Sipas dëshmisë së djalit për policinë, dhuna e ushtruar ndaj nënës ndodhte para syve të tij.

42-vjeçarja raportohet se ka pasur mavijosje dhe hematoma në të gjithë trupin, me lëndime veçanërisht të rënda në qafë, ku burri e kapi me dhunë dhe u përpoq ta mbyste.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…