Zbulohet skema e mashtrimit? Numërohen më shumë zarfe se sa ekzistojnë — Rrjeti po zien (FOTO)

Ndërkohë që populli shqiptar pret rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, një gafë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka ndezur rrjetin dhe ka shtuar dyshimet për transparencën e procesit.

Çfarë ndodhi?

Në faqen zyrtare të përditësimit të rezultateve, KQZ ka raportuar se janë numëruar 43,773 zarfa nga vota e diasporës, ndërkohë që vetë institucioni kishte deklaruar më herët se numri total i zarfeve të ardhura ishte 42,402.

Pra, janë “numëruar” 1,371 zarfa më shumë sesa ekzistojnë realisht — një lapsus që në çdo kontekst do të konsiderohej i rëndë, por në klimën aktuale zgjedhore është parë si provë për një skemë të mundshme mashtrimi.

Platformat sociale janë përfshirë nga komente të indinjuara, duke akuzuar KQZ për papërgjegjshmëri, mashtrim, apo edhe manipulim të mundshëm të votave.

Një pjesë e qytetarëve kërkojnë shpjegime të menjëhershme dhe hetim të plotë, veçanërisht duke pasur parasysh që për votën e diasporës janë shpenzuar 9.3 milionë euro nga buxheti i shtetit, dhe kjo votë ishte ndër më të diskutuaret gjatë gjithë fushatës.

KQZ ende pa reagim zyrtar, ndërkohë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mbetet ende i pa shpallur, më shumë se një javë pas ditës së votimeve.

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…