Pamjet luksoze/ Trump merr dhuratë një avion 400 milionë dollarë nga Katari

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar një avion privat luksoz tip Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, duke ngjallur kritika dhe pikëpyetje për ligjshmërinë dhe ndikimin e huaj në politikën amerikane.

Avioni, i vlerësuar në rreth 400 milionë dollarë, është një nga më luksozët në botë dhe është dizajnuar nga firma prestigjioze franceze Alberto Pinto Cabinet. Brenda tij ndodhen ambiente mbresëlënëse, duke përfshirë:

  • Një suitë master (dhomë gjumi kryesore) me tualet dhe dush personal,

  • Një dhomë për mysafirë dhe pesë kuzhina të vogla të pajisura për shërbime VIP,

  • Dy banjo të mëdha me dush luksoz dhe nëntë tualete të tjera të shpërndara në kabinë,

  • Një zyrë personale, hapësira për takime dhe ambiente relaksi me kolltukë lëkure të bardhë dhe të artë,

  • Më shumë se 40 ekrane televizivë, përfshirë 10 ekrane të mëdhenj,

  • Dekor me detaje ari dhe dru të lëmuar, që të kujton ambientet e Trump Tower në Manhattan.

Avioni ishte në pronësi të qeverisë së Katarit dhe përdorej për transportin e familjes mbretërore. Ai ka kapacitet për 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi, një autonomi fluturimi deri në 12,450 kilometra dhe një shpejtësi maksimale prej 1062 km/h – më e lartë se Air Force One aktual.

Trump ka deklaruar se avioni do të shërbejë përkohësisht si Air Force One, për shkak të vonesave në ndërtimin e avionëve të rinj presidencialë nga Boeing, një projekt që mund të përfundojë deri në vitin 2035.

Sidoqoftë, ky “pallat fluturues” do të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur standardet e sigurisë presidenciale. Kompania L3Harris Technologies është kontraktuar për të pajisur avionin me sisteme të komunikimit satelitor, mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike dhe bërthamore, si dhe përforcime të strukturës.

Përtej luksit, dhurata ka hapur debat politik dhe ligjor, pasi Kushtetuta e SHBA ndalon zyrtarët të marrin dhurata nga shtete të huaja pa miratimin e Kongresit. Kritikët e kanë quajtur avionin “parà të përgjakura nga Katari”, ndërsa Trump thotë se avioni është dhuratë për qeverinë amerikane dhe më pas do të jetë pjesë e bibliotekës së tij presidenciale.

Related Posts

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…

I fundit! Ndërron jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë…

Rama zgjidh thesin 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…