Lirohet nga burgu Safet Gjici

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, është liruar nga burgu dhe do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjici ishte dënuar me 2 vite burg më 7 shkurt 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një video-skandal të publikuar nga mediat, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie int*me në ambientet e zyrës së tij me Alma K.

Fillimisht, SPAK kishte ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv, por gjatë shqyrtimit gjyqësor trupi gjykues i ndryshoi akuzat. Gjici u shpall fajtor për shpërdorim detyre, ndërsa Alma K u shpall fajtore për veprën penale të pr*stitucionit.

Përveç dënimit me burg, Gjici është ndaluar nga e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Related Posts

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…

I fundit! Ndërron jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë…

Rama zgjidh thesin 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…