Zbulohet vendi ku do ndërtohet “qyteti i Kushnerit”, rrezikohet shkatërrimi i Vjosë-Nartës

Një alarm i fortë është ngritur për atë që po ndodh në Zonën e Mbrojtur Vjosë–Nartë, një nga perlat natyrore të Shqipërisë dhe Evropës, ku pritet të ndërtohet një qytet i ri turistik me mijëra dhoma – nën emrin e Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Ky projekt gjigand do të ngrihet pikërisht aty ku po ndërtohet edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, në zemër të një peizazhi të mbrojtur nga ligji dhe i pasur me biodiversitet të rrallë. Dunat shekullore ku riprodhohen breshkat e rralla të detit (Caretta caretta), si dhe dhjetëra lloje shpendësh të kërcënuar, rrezikojnë të zhduken përgjithmonë, për t’i lënë vendin betonit, asfaltit dhe dritave të një qyteti artificial.

Skandali thellohet më tej kur zbulohet se ky zhvillim është bërë i mundur pasi qeveria shqiptare ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura në vitin 2023 – një vendim i marrë pa asnjë konsultim me Bashkimin Evropian dhe pa transparencë publike. Ndryshimi ligjor u cilësua nga ambientalistët si “goditja fatale” ndaj natyrës së mbrojtur të Shqipërisë.

Edhe më shqetësuese është mënyra si ky zhvillim po kalon thuajse në heshtje: një pjesë e madhe e mediave vendase kanë shmangur raportimin e saktë të vendndodhjes së projektit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një zhvillim në ishullin e pabanuar të Sazanit – dhe jo në deltën e Vjosës, që është një nga habitatet më të rëndësishme të biodiversitetit në rajon.

Related Posts

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së…

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy…

lncesti përçau familjen nga Tirana, deklarata sh*kuese: Babai ka një djaIë me vajzën e haIIës së tij

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato…

C0VID dhe virozat e sezonit/ Mjekët paralajmërojnë për kujdes: Simptomat që nuk duhet t’i injoroni (Video)

COVID-19 vazhdon të qarkullojë edhe në këtë periudhë të vitit, shpesh pa shenja por duke rritur nevojën për kujdes dhe vlerësim mjekësor. Një tjetër problematikë e sezonit…