Megaoperacioni i SPAK, Berisha: Kush e njoftoi Visin e Pojës t’ia mbathte? SPAK arr*estoi shoferë e pastrues

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar megaoperacionin e SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, ku u lëshuan 52 urdhër-arreste, mes të cilave 40 për shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës.

Duke qenë se u godit një grup kriminal me bazë në Durrës dhe u urdhërua arrestimi i Ervis Doçit, të cilin gjatë fushatës elektorale e kishte akuzuar se blinte vota për llogari të PS, Berisha tha se “Visi i Pojës” ka vepruar me licencë të kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi.

Lideri i opozitës përshëndeti angazhimin e Antimafias italiane në këtë operacion, por refuzoi të bënte të njëjtën gjë për SPAK-un.

“Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë. E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur. I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët. Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane. Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është”, tha Berisha.

Teksa operacion vijon, Berisha tha se “Visi Poja” nuk është arrestuar ende dhe ia ka mbathur pasi është vënë në dijeni më parë për operacionin.

“Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet. Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën. Matriksi vazhdon të funksionojë. Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit. Ndaj u njoftua të ikë ai. Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi. Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret. Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD më tej akuzoi edhe Altin Hajrin se ka kërcënuar një nga kandidatet e Partisë Demokratike për deputete në qarkun e Durrësit. Sipas Berishës, Hajri vepron i pashqetësuar pasi ka suportin e kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë. Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë. Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës. Ka ministrin. Kjo është e vërteta”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…