Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK, dyshohet se pastronin paratë e dr*ogës; Njëri në pronësi të nipit të Troplinit

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si dhe sekuestruan disa biznese, ku mes tyre dhe dy prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në qytetin e Durrësit, restorantin luksoz “Marquez” dhe “Portside”.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se restoranti “Marquess” i vendosur në një nga pikat pranë vijës bregdetare, në zonën e njohur si Currilat, rezulton të jetë në pronësi të Ervin Zeqirit.

Ky lokal ka qenë i njohur për shërbimin në standarte të larta, por tashmë ndodhet në hetim për përfshirje në aktivitete me burim të dyshimtë financiar.

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet më të njohura
Pamje nga ambientet e restorantit “Marquess”
Ndërkohë, lokali tjetër i sekuestruar, “Port Side”, frekuentuar gjerësisht nga të rinjtë dhe turistët është në pronësi të Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”.

Emri i tij lidhet me një nga figurat më të njohura të botës së krimit, pasi rezulton të jetë nipi i Xhevdet Troplinit, një emër i cili është përmendur disa herë nga autoritetet, por dhe nga politikanë.

Këtu vlen të përmendim ish-kryeministrin Sali Beirsha, i cili përgjatë fushatës së zgjedhore përmendi disa herë mbiemrin e “Troplinëve” duke thënë se po shtantazhojnë qytetarët me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet e 11 Majit.

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet më të njohura
Pamje nga lokali “Portside”
Mesditën e kësaj të mërkure vetë kreu i Prokurorisë, Altin Dumani deklaroi se sekuestrimi i këtyre pasurive është një hap drejt ndërtimit të një harte të plotë të aktivitetit ekonomik të bazuar në burime të paligjshme dhe ka siguruar se asnjë pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme nuk do të mbetet e paprekur.

Kujtojmë se këtë të mërkurë, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare arritën që të finalizojnë me sukses megaoperacionin e quajtur “Ura”. Pas hetimeve të thelluara mes dy vendeve, të cilat startuan që në shtator të vitit 2021, u arrit “zbërthimi” i grupit-kriminal, pjesë të cilëve ishin edhe disa shqiptarë.

Ndërkohë që ashtu sikurse raportuam dhe më herët në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 masa sigurie për disa eksponentë të krimit në vendin tonë, por jo vetëm. Pjesë e këtij grupi rezultoi të ishin edhe njerëz të drejtësisë shqiptare si dhe biznesmenë.

Konkretisht 29 masa sigurie u lëshuan në Shqipëri, të gjitha arrest me burg, ndërsa në Itali janë lëshuar 22 urdhër-arreste. Deri më tani janë ekzekutuar gjithsej 40 masa sigurie. Gjithashtu, u bë i mundur sekuestrimi i tre restoranteve në qytetin e Durrësit, një bar Kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

Disa nga pasuritë e sekuestruara në kuadër të këtij operacioni:

– “Marquess” e Ervin Zeqirit

-“Felix Vinum” e Adi Çobës,

-“Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit

-“Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës),

-“Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt,

-“Vlora Cable” Nexhmedin Danajt,

-Kompani tregëtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Related Posts

Studentja 21-vjeçare lind foshnjen dhe e fsheh në doIIap, e futi në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lexington, Kentucky, ku një studente 21-vjeçare u arrestua pas zbulimit të trupit të foshnjës së saj të porsalindur të pajetë….

E PAZAKONTE! Kam fj*tur me 1500 burra, e bëj sepse këtë sepse jam mjeke popullore, kush do shërim?

Kjo grua ka kryer marrëdhënie me qindra me shkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera. Por 54-vjeçarja,…

Dentistja sulmon pacienten për shkak të pakënaqësisë me punën ( Video )

Një incident tronditës ndodhi kur një dentiste sulmoi fizikisht pacienten e saj, pasi kjo e fundit ishte e pakënaqur me punën dentare që kishte marrë. Pacientja kishte…

E papritur! “Zhd*ket” Stresi, cfare po ndodh me te?

Reperi i njohur shqiptar Arkimend Lushaj, ndryshe Stresi sipas emrit të artit, është zhdukur prej disa javësh nga rrjeti social Instagram. Postimi i tij i fundit është…

Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Senatori amerikan Marco Rubio, i shoqëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-guvernatori amerikan Mike Huckabee, vizitoi sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri të rënies duke u këmbyer me vetëm 97 lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një…