Dhimbje e madhe! VD*S kengetarja e madhe shqiptare ne moshe te re

Sopranoja Redrina Kokona është ndarë nga jeta.

Lajmi i trishtë njoftohet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Prej vitit 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.

Artdashësit do ta mbajnë mend Redrina Kokona si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.

“Sot, Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është më e heshtur.
Ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona. Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.

Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës. Ishte gjithmonë aty, në çdo koncert, në çdo premierë, në çdo përgatitje e provë, jo vetëm si pjesë e korit, por edhe si një zë që shpesh dallohej në role solistike, me një interpretim plot finesë e ndjeshmëri.

Publiku do ta mbajë mend si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri. Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat dhe skenën tonë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!”, thuhet në reagimin e TKOB.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…