SHIKO Videon/ Rrahja brutale në një berberhane në Tiranë, shpallet në kërkim biznesmeni dhe të afërmit e tij!

Dy ditë më parë në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48 vjeçari, Adriatik Roshi u rrah nga një grup personash në një berberhane.

Si rezultat i operacionit të Policisë, janë arrestuar dy shtetas, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy armë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, nip i biznesmenit Tur Koçeku, 31 vjeç, u arrestuan në flagrancë, ndërsa katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje.

Të arrestuar:

Gani Koçeku

Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut

Në kërkim:

Gëzim Koçeku

Ronald Koçeku

Dino (Abedin) Koçeku

Biznesmeni Luçiano Koçekun

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;

1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;

2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…