Akuzonte fqinjët itaIianë se i bënin magji të zezë, shqiptarja “pIaset” 2 vjet ne burg

Një rast i pazakontë dhe dramatik ka tronditur qytetin e Cremonës në Itali, ku një grua shqiptare 51-vjeçare është dënuar me dy vite burg dhe një gjobë prej 7 mijë eurosh për përndjekje të vazhdueshme ndaj fqinjëve të saj për një periudhë prej dhjetë vitesh.

Sipas vendimit të gjykatës, gruaja ka ushtruar një fushatë të përditshme ngacmimesh, ofendimesh dhe sjelljesh kërcënuese ndaj çiftit italian Giuseppina dhe bashkëshortit të saj, të cilët jetonin pranë saj. “Na shihte si djallin, thoshte se po i bënim magji të zezë. Nuk ndalonte së na fyeri çdo ditë me zë të lartë. Na pështynte sa herë na shihte”, dëshmoi Giuseppina në gjykatë, një grua 70-vjeçare që tashmë jeton vetëm pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2024.

Fqinji shqiptar thuhet se ka përdorur gjeste fyese, ka krijuar zhurmë të vazhdueshme në banesë, dhe ka shpërndarë akuza të çuditshme si ajo se “fqinjtë i bënin magji me sodë buke” apo se vajza e tyre “e hipnotizonte si Giucas Casella”. Viktimat, të shqetësuar dhe të pafuqishëm përballë situatës, i ishin drejtuar në mënyrë të përsëritur institucioneve dhe punonjësve socialë, por pa rezultat.

Në mbrojtjen e saj, e pandehura mohoi gjithçka dhe akuzoi fqinjët për sjellje arrogante dhe ofenduese, duke pretenduar se ajo vetë ishte viktimë. Avokati i saj, Massimo Tabaglio, e përshkroi si një grua që “jeton në botën e saj dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, jo ndëshkim penal”.

Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë argument, duke vendosur një dënim më të ashpër sesa kishte kërkuar prokurori – dy vite burg dhe dëmshpërblim për dëmet psikologjike të shkaktuara. Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e ndërhyrjes efektive institucionale në situata të tilla dhe nevojën për mbështetje të hershme psikologjike dhe sociale.

Related Posts

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

Fundi i telefonave inteligjentë, që sot janë pjesë thelbësore e jetës së përditshme, duket se është afër. Këtë parashikim e bën Mark Zuckerberg. Sipas CEO-s së “Meta”,…

Tr*nditëse! Nëna paguan rreth 1100 euro për të m’b*ytur vajzën e saj të mitur në lumë, ekz*kutuesi e denoncon

Nëna u arr estua në Rusi pasi bëri një kontratë vd ekjeje për vajzën e saj 12-vjeçare. Rasti u zbulua kur burri që mori 1,106 euro për…

Ngjarje tr*nditëse në Rinas! 2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli pranë…

SυIm me thikë në stacionin hekurudhor. 12 ρersona të pIagosυr! Tre në gjendje kr*tike

Të paktën tetë persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një “sulmi masiv me thikë” në një stacion të madh hekurudhor gjerman në Hamburg. Policia në…

Gropa si krater vullkani nga shpëɾthimi i ɾaketave/ Të paktën 60 të νɾarë nga sυImet izɾaeIite në Gaza

GAZA- Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izɾaeIite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën…

Historia e pazakontë! Shqiptarja i kthen jetën në ferr çiftit italian. Pas 10 vjet ‘t*rture’ dënohet me b’urgim

Cremona- “Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk pushonte kurrë…