“Zvicra e re? Po të ishim aq perfekt do ishim të mërzitshëm”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë.

I pyetur nëse i pëlqen krahasimi i Shqipërisë me një “Zvicër të re”, Rama u shpreh se vendin e sheh më shumë si një “Itali të re”, duke shtuar se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga historia.

Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se ajo që ndodhi në Tiranë, ishte e paimagjinueshme deri jo shumë kohë më parë dhe dua shumë t’ju falënderoj juve dhe institucionin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z. Ramayan se kjo është hera e parë për ju në Europë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat, dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin.

Meqë ra fjala, patëm rastin të kishim Presidentin francez këtu dhe kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes Inteligjencës Artificiale, punonte në Londër. Dhe Presidenti e pyeti: ‘Pse në Londër?’ Duhet të vish në Paris. Më jep kontaktin tënd. Do të telefonoj’. Pra është e jashtëzakonshme dhe absolutisht mahnitëse.

Richard Attias: Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e di nëse të pëlqen krahasimi, por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe shumë të drejtë të jeni në qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. 90% e delegatëve tanë janë habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj se është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?

Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrimë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, nëse do të bëheshim atëherë Shqipëria do të ishte e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësitë, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por ku nuk humbet buzëqeshjen. Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe kontributin tonë për shumë vite e shekuj. Ky vend me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katror, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, një vend për të investuar.

Related Posts

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…

At*ntate, h*akmarrje, krime banale! Bilanci i errët i 2025-ës dhe një polici që mbledh gëzhojat

Nëse suksesi matet me numrin e shiritave të verdhë dhe gëzhojave të mbledhura nga toka, atëherë Policia e Shtetit mund ta quajë 2025-ën një vit të arritur….

Mos i INJORONI/ Keni filluar t’i shihni shpesh Numrat e Engjëjve? Ja se çfarë mesazhi kanë për TY…

Ky numër shpreh fillime dhe mundësi të reja… Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi…

‘Për*ndjek ish-dashnorët’, deklaratat e forta për Luana Vjollcën të gazetarit që u dh*nua brutalisht, aludoi për lidhje me trafikantin Artur Hoxhosmani

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar…

26 vjet pas krimit ngrihet aktakuza për masa krën e Reçakut 📌 Detajet në koment 📸⚠ Kujdes pamje të rënda

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”….