“Je tutori i Valbonës?”- Debati i ashpër mes banorëve në BBV, G Bani i del në mbrojtje moderatores dhe “shpërthen” ndaj Arsidës: Rrugaçe!

Një debat i ashpër ka shpërthyer këto ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP, 4” mes disa prej banorëve, Arsidës, Valbonës dhe G Bani.

Ky konflikt ka shpërthyer pas një komenti të Arsidës lidhur me Valbonën dhe marrëdhënien e saj me G Banin dhe Laertin, ku ajo e quajti G Banin “tutor”.

Në Prime, ky debat u transmetua për publikun, ku Valbona shprehu shqetësimin për fjalët e Arsidës, duke theksuar se ndihej e ofenduar nga ato që ishin thënë për të.

“Kam reaguar shumë pak nga çka do të reagonte një femër kur ofendohet aq rëndë. Unë thjesht e kam respektuar Arsaidën, madje kam ndarë krevatin me të. Kur jam ndjerë e ofenduar dhe kur më bënë këto lojërat e fjalës, i jam kthyer duke thënë se jam një vajzë beqare, e pa martuar, e pa divorcuar,” u shpreh Valbona.

Nga ana tjetër, Arsida e arsyetoi qëndrimin e saj dhe tha se nuk ishte përgjegjëse për fjalorin e përdorur.

Ajo u shpreh gjithashtu se e kishte pyetur Valbonën nëse G Banit ishte “tutor” i saj, duke i thënë se nuk kishte qëllim ta ofendonte, por të kuptonte marrëdhënien që kishte krijuar me të.

“Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri,” u shpreh Arsida.

Në momentin që debati agravoi, G Bani u përfshi në diskutim dhe filloi të përdorte fjalë fyese ndaj Arsidës, duke e quajtur atë “rrugaçe”.

Kjo ka shkaktuar një përplasje të menjëhershme, ku Arsida i ka kthyer G Banit me po të njëjtin ton, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ofendojë.

“Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!” ka thënë G Bani, ndërkohë që Arsida i është përgjigjur: “Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.”

Debati:

Valbona: Më vjen shumë rëndë që gjendem në këtë video nga këto fjalë të përdorura nga Arsida. Kam reaguar shumë pak nga çka do reagonte një femër kur ofendohet aq rëndë. Unë thjesht e kam respektuar Arsaidën, madje kam ndarë krevatin me të. Kur jam ndjerë e ofenduar dhe kur më bënë këto lojërat e fjalës, i jam kthyer duke thënë se jam një vajzë beqare, e pa martuar, e pa divorcuar. Jam një vajzë që mund të bëjë zgjedhjet e mija dhe askush nuk do të lëndohej jashtë nëse do të kisha një lidhje këtu brenda. Nga ana tjetër, Arsida sulmonte dhe përdorte kartën e viktimizimit. Në debat e sipër me G Banin, e pamë në video që i tha a je tutori i Valbonës. Unë nuk e kam dëgjuar kurrë shpjegimin e Arsidës për fjalën tutor. Unë e pyeta se ku kam fjetur unë dhe ajo më tha që e di vetë.

Arsida: Dua t’i them të gjitha vajzave si puna ime që janë ndarë nga partneri, mos ta ulin kokën përpara asgjëje, sepse nuk të bën as imorale dhe as rrugaçe. vjet ka qenë Heidi me këtë lojë dhe ne e kemi duartrokitur dhe na kënaqi. Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri. Unë e pyeta a je tutor apo je avokat. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalorin e rrugës.

Valbona: Duhet të jesh shumë e kujdesshme me ato që nxjerr nga goja. Unë nuk jam minorene. Mamaja ime nuk është tutorja ime.

Arsida: Atëhere përse një mashkull përgjigjet për ty? Mos u bë me zor viktimë. Jam munduar dy ditë të flas me ty dhe s’më je përgjigjur.

Më pas debati agravoi duke përfshirë G Banin, i cili “sulmoi” herë as here Arsidën me fjalën: “rrugaçe”.

G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!

Arsida: Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.

G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!

Arsida: Ti tregon personalitetin tënd. Të të vijë turp!

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…