Vdekja tragjike e minatorit në Prrenjas/ Nisin hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit

Një 57-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Katjel të Përrenjasit, duke punuar në minierë. Mësohet se minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë, ishte duke punuar teksa një masiv minerali ka rrëshqitur dhe për pasojë ai ka humbur jetën. Sakaq ka nisur procedimi për administratorin e minierës, Gëzim Balla 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin Hysni Kllogjri 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin Gëzim Kllogjri 62 vjeç. Mbi to rëndon vepra penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Njoftimi i policisë

“Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.”

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…