TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë sot reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11-majit. Me anë të një postimi në platformën Facebook në faqen zyrtare, Ambasada deklaron se e uron popullin shqiptar për këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej thuhet se ata mezi presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
Postimi i Plotë:
Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.