Stjuardesa e Wizz Air i ulëret shqiptarëve: Do ju zbres nga avioni

Një situatë e tensionuar është raportuar nga një pasagjere shqiptare, e cila po udhëtonte nga Tirana drejt Londrës mëngjesin e datës 3 janar 2025.

Sipas saj, pasagjerët janë mbajtur për më shumë se tre orë brenda avionit pa asnjë njoftim të qartë për vonesën, duke shkaktuar indinjatë dhe zemërim tek të gjithë të pranishmit.

Pasagjerja shprehet se një stjuardesë e Wizz Air ka treguar mungesë respekti dhe komunikimi, duke trajtuar pasagjerët në mënyrë jo të denjë.

Një incident veçanërisht i rënduar ndodhi kur në vend që situata të qetësohej, sipas dëshmitarëve, një anëtare e kabinës kërcënoi pasagjerin me zbritje nga avioni, duke përshkallëzuar edhe më tej tensionet.

DENONCIMI I PLOTË

“Mirëmëngjes! Kemi 3 orë që na mbajnë në avion dhe kjo është kulmi. Po na trajtojnë si të ishim kafshë. Mirë që nuk na thonë ose na lajmërojnë që do të kemi vonesa, por edhe kur i pyesim sa gjatë do të na mbajnë në avion, ata na trajtojnë si të ishim kafshë.

Mënyra si flet ai burri nuk është e mirë, por ai tha: “E kam mënyrën e të folurit kështu.” Ndërkohë, stuardesa, në vend që të qetësonte situatën, e acaroi edhe më shumë. Ajo i tha: “Do të jap urdhër që të të zbresin nga avioni.” Ai iu përgjigj stuardesës: “Po zbres unë, të gjithë do të zbresin me mua!” Ndërsa ajo i tha: “Kur të zbresësh ti, do të zbresin edhe të tjerët me ty.”

Kjo ndodhi më 3 janar, në orën 5 të mëngjesit. Ky është një fillim viti shumë i “mbarë” për ne refugjatët dhe për ne shqiptarët, që gjithmonë trajtohemi keq kudo që shkojmë.

Jemi në vitin 2025 dhe ende vuajmë si komb. Kjo është çmenduri! Jam një pasagjere që po udhëtoj Tiranë-Londër.”

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…