Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Ky vend ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Qeveria franceze ka njoftuar se duke nisur nga data 1 korrik 2025, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha hapësirat publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët. Ndalimi do të zbatohet në plazhe, parqe, kopshtet publike, zona pranë shkollave, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive.

“Ku ka fëmijë, pirja e duhanit duhet të zhduket”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin, në një intervistë për gazetën Ouest-France. Ajo shtoi se mosrespektimi i këtij ndalimi do të ndëshkohet me një gjobë prej 135 eurosh.

Sipas ministres, masa synon të mbrojë të drejtën e fëmijëve për të marrë ajër të pastër, duke theksuar se “liria për të pirë duhan mbaron aty ku fillon kjo e drejtë”.

Ndalimi përfshin jo vetëm ambientet pranë shkollave fillore, por edhe ato pranë shkollave të mesme dhe të larta, për të penguar të rinjtë që të pinë duhan para hyrjes në institucionet arsimore.

Megjithatë, vendimi nuk do të zbatohet për zonat e jashtme të kafeneve, dhe as për përdorimin e cigareve elektronike. Ministrja Vautrin ka shprehur synimin për të kufizuar më tej përdorimin e tyre duke ulur përmbajtjen e nikotinës dhe reduktuar numrin e aromave të lejuara.

Kjo nismë është pjesë e Programit Kombëtar për Luftën kundër Duhanpirjes 2023–2027, i paraqitur nga ish-ministri i Shëndetësisë Aurélien Rousseau, i cili ka si qëllim krijimin e një “brezi pa duhan” pas vitit 2032.

Megjithatë, organizatat kundër duhanit kanë shprehur shqetësim për zbatimin e masave, duke theksuar se shpesh mbeten vetëm në letër.

Sipas të dhënave zyrtare, pirja e duhanit shkakton rreth 75,000 vdekje në vit në Francë. Një sondazh i shoqatës Ligue contre le cancer tregon se 62% e francezëve janë në favor të një ndalimi më të gjerë të duhanpirjes në hapësirat publike.

Related Posts

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…

Hëna e Plotë e Ujkut më 3 Janar, këto shenja do të përballen me një…

Më 3 janar 2026 do të ndodhë Hëna e parë e Plotë e vitit, e njohur si Hëna e Ujkut. Ky emërtim lidhet me legjendat e vjetra…

Horoskopi ditor, e premte 2 janar 2026

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi me…

Aks*denti tragjik në Gjirokastër, Anxhelo Ruçi djali i shefit të policisë dhe nipi i Gramoz Ruçit

Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para…

💓💞 – H0T – 💞💓

💓💞 H0T 💞💓