Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Meteorologët parashikojnë fundjavë të ngrohtë dhe me diell.
“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.
Temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.