At*ntat në Durrës, 36-vjeçari qëIIohet me ar’më zjarri teksa po lëvizte me makinë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës në Durrës, ku një person është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa po lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arbër Goreja, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi i kryer.

Pavarësisht plagës së marrë, ai ka arritur të shkojë vetë deri në një stacion policie për të kërkuar ndihmë.

Më pas ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se 36-vjeçari është në sallën e operimit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të sulmit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një…

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…