Përflitet si kandidatja e bandave të Elbasanit, deputetja rilindase Sara Mila: Unë lajmet e rreme i ha për mëngjes

Sara Mila, 29-vjeçarja e panjohur për publikun e gjerë dhe me vetëm 7.500 ndjekës në rrjete sociale, është bërë emri më i përfolur i skenës politike pas zgjedhjeve të fundit. Ajo rezultoi si deputetja më e votuar në listat e hapura, duke mbledhur plot 18.599 vota, një shifër që ka lënë pas figura me peshë si Agron Malaj në Dibër apo Tërmet Peçi në Fier.

Por ndërsa të dhënat zyrtare flasin për një mbështetje të madhe popullore, prapaskenat janë shumë më të turbullta. Burime ekskluzive për JOQ Albania faktuan mënyrat e dyshimta se si Mila arriti këto rezultate në zgjedhje, teksa i shoqi ështl pronar i disa bizneseve që ka përfituar tendera publikë nga Rilindja.

Një fushatë e vrullshme 30-ditore e kandidates nga Elbasani kulmoi me fitoren me rezultat spektakolar votash që habiti një Shqipëri të tërë teksa akuza të shumta e vunë Milan në qendër të vëmendjes duke e etiketuar si kandidatja e bandave të Elbasanit.

Në përballje me këto akuza, Mila reagoi shkurt:

“Unë lajmet e rreme i ha për mëngjes.”

Një figurë pak e ndjekur dhe e ekspozuar, që pretendon se përfaqëson ‘sovranin’, Sara Mila mbetet një mister që ngre shumë pikëpyetje për transparencën e procesit elektoral dhe për influencën që strukturat joformale mund të kenë në rezultatin final të zgjedhjeve në Elbasan.

Related Posts

Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një…

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…