Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Mësohet se një 31-vjeçar me iniciale H.R ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.