Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë, për të denoncuar një shqetësim që lidhet me një gjobitje të padrejtë nga Policia Rrugore.
Gjoba është vendosur gjatë ditës së djeshme, kohë kur qytetari ka qenë në xhami dhe makinën e kishte parkuar në mënyrë të rregullt jashtë rrethimit. Kur ka kontrolluar sistemin, atij i ka dalë gjoba që ka marrë, ndërkohë që thotë se është e paqartë shkelja që ka bërë.
“Unë isha në xhami dhe makinën e kisha parkuar në rregull. Nuk ka as letërnjoftim për gjobën e as gjobë mbi xhamin e makinës. Është e padrejtë, nuk e di përse e kam marrë gjobën”, thotë qytetari ndër të tjera.
Është tërësisht e paqartë nëse gjoba ka ndodhur për shkak të një ngatërrese në sistem, apo shoferi ka bërë vërtetë një shkelje për të cilën nuk është në dijeni.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ, i vetmi vend ku mund tqaj hallet, mka ndodh nje padrejtesi se mu dje mu vu kjo gjobe dhe nuk eshte e drejte. Se di as pse me esht vendosur, une kam qene ne xhami dhe parkimi ka qene i rregullt. As leternjoftim gjobe, as asgje mbi xhamat e makines. Kjo nuk eshte absolutisht e drejte.”