’10 ditë serume e pa analiza’, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

LAÇ- Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar në Laç me denoncuesin Feriz Lami pasi në korrikun e vitit të kaluar, i biri, Fatjon Lami, 38 vjeç humbi jetën pasi u ndie keq teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore që tani i atribuohen një infeksioni të minjve.

Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome ku fatkeqësisht humbi jetën. Ferizi thotë se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.

Feriz Lami, denoncues: Mjekët neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës që u kurua në kohë sot është në jetë.

Gazetari: Ke pasur temperaturë?

Banori X: Dy ditët e para.

Gazetari: Për herë të parë shkove tek urgjenca e spitalit të Laçit. Çfarë të bënë ty?

Banori X: Serum!

Gazetari: Pate përmirësime?

Banori X: Bëra serum edhe herën e dytë, të nesërmen në mëngjes bëra analizat.

Gazetari: T’i bënë aty në spitalin e Laçit?

Banori X: Po.Më thanë direkt për Tiranë.

Gazetari: Sa qëndrove në Tiranë?

Banori X: Fiks një javë.

Gazetari: Ku? Tek Infektivi?

Banori X: Tek Infektivi në kat të dytë.

Gazetari: Çfarë nxorrën si konkluzion mjekët, nga se ka ardhur?

Banori X: Prej miut thonë, unë nuk di gjë.

Gazetari: Ti, e takove Fatjonin e ndjerë në spital?

Banori X: E takova Fatjonin.

Gazetari: Në çfarë gjendjeje?

Banori X: Në gjendje të rëndë.

Mjekja Xhentiljana Nazaj shpjegon se kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekime, temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist.

Xhentiljana Nazaj, mjeke: Kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekimet temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist! Duhen bërë ekzaminimet që të zbulohet shkaku i vërtetë!

Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç përshkruan të njëjtin protokoll mjekëso.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ulet te krevati, i merret anamneza dhe sipas të dhënave, bën trajtim. Zakonisht, serumin e përdorim, kur kanë të vjella.

Gazetari: E zëmë se e mori këtë mjekim për momentin dhe rikthehet mbas dy ose tri ditëve, prapë me të njejtat simptoma, ndoshta pak më të shtuara, ju prapë do bënit të njëjtat gjëra, prapë serum në këtë rast?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Sot erdhi, e marr si rast të parë.

Gazetari: Edhe pse erdhi për herë të dytë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po nuk e dimë nëse ka qenë për herë të dytë, vetëm në qoftë se e nxjerr me të pyetur.

Gazetari: Po një shënim e ka aty.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po shënimi mund të jetë, por janë mbyllur shënimet. Në qoftë se vjen për herë të dytë, ai bën bilanc analizash.

Gazetari: I bën këtu në spital?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po. Sipas analizave, kujt i përket. E zëmë është temperaturë, i përket Infektivit.

Në vazhdim, shefi i Urgjencës Laç pranon se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me pacientin, që ka ndërruar jetë, Fatjon Lamin?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ka qenë situatë më shumë…,sic e përshkruanin ata me mjekun që, hajde më shih miqësisht…

Gazetari: Pyetja ime është: Përse nuk i janë bërë analizat në kohën e duhur?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ai, në fakt duhej ta kishte bërë kështu: U bë çfarë u bë ditën e parë, që u paraqit, tek rasti i dytë unë nuk kam pasur komunikim me mjekun që ka parë rastin.

Gazetari: Duheshin bërë analizat në rastin e dytë, apo jo?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Nuk do të kishte ndodhur nëse unë bëra, të pashë, do ishte vërtetuar më përpara.

Gazetari: Përse nuk ndodhi e njëjta gjë me bashkëfshatarin që ishte në të njëjtat kushte, ku ai shpëtoi dhe u drejtua për në Tiranë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Unë të mirëkuptoj.

Gazetari: Epo, pacientët nuk janë numra. Kush do të mbajë përgjegjësi nga spitali këtu?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po të kisha qenë unë mjeku, do të mbaja unë./ TvKlan

Related Posts

VIDEO/ Aktorja shqiptare i kthehet Farage, pas replikave me Ramën: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si d*gjenerohen vajzat e djemtë anglezë…

Deklaratat e fundit të politikanit britanik Nigel Farage, i cili ka pretenduar se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhet në burg”, kanë shkaktuar reagime të shumta…

SPAK-u i kapi babin dhe burrin duke vjedhur, Argita Malltezi tërbohet me gazetarët Haxhiu, Bollino dhe Doçi: I shërbeni Ramës

Argita Malltezi ka reaguar pas një deklarate të gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, për korrupsionin e saj dhe të vëllait të vet, Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që…

Provat e korrupsionit në vend të një përgjigje! Gita, Abi e Zeni si pikë doganore: “Taksë” për vendimmarrjet e Berishës për pasuritë publike! (Rastet, emra, veprime dhe përfitimet)

Nga Adriatik Doçi Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë ulur më në fund në bankën e të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash. Dosja…

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave të Tokës në…

‘Çmendet’ moti/ Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale do të…

“Të kaIbet në b’urg”, nëna e 12 vjeçares që u ab*zua s*ksυaIisht nga babai tregon si e zbuloi ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka tro nditur shqiptarët. Zamit Meta, 36 vjeçar ka pranuar se ka abυzuar sєksυalisht me vajzën e tij të mitur. Për ngjarjen e…