I ‘hëngri’ jugu, ‘zhduken’ kamarierët

Tiranë, 4 qershor 2025 – Zhvendosja masive e rinisë dhe punonjësve të tjerë drejt bregdetit gjatë sezonit veror ka shkaktuar mungesë të ndjeshme të kamarierëve dhe banakierëve në kryeqytet. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, agjencitë e punësimit kanë regjistruar rreth 300 vende të hapura pune në këtë sektor në Tiranë, duke dëshmuar vështirësitë që përballen baret dhe restorantet për të gjetur staf.

Ekspertja për punësimin, Flora Xhamani Baba, thekson se fluksi i klientëve në Tiranë zvogëlohet në verë, por mungesa e personelit mbetet problem për njësitë vendore, ndërsa baret në bregdet kompensojnë mungesën duke rekrutuar punonjës nga jashtë.

Rritja e ofertave sezionale në jug, pagat që arrijnë deri në 1,200 euro për kamarierë, dhe praktika e punës joformale pa kontratë, po nxisin këtë zhvendosje të punonjësve. Ekspertja shton se mungesa e një tregu pune të rregulluar e shtyn stafin të braktisë punën edhe në mes të sezonit, duke kërkuar mundësi më të mira pagese.

Tirana renditet ndër qytetet me numrin më të lartë të bareve dhe restoranteve në Europë, me rreth 67 të tillë për 10 mijë banorë, duke e bërë mungesën e punonjësve problem serioz për këtë sezon veror.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera…

Detaje nga aksidenti në Lezhë, humb jetën polici dhe bashkëshortja mësuese, plagosen nëna e fëmija

Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur të përgjakura nga aksidentet, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Nga…

Probleme dhe mosmarrëveshje të vogla, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft sensuale. Do të ndiheni akoma edhe më mirë pranë atij që dashuroni. Beqarët do të kenë…

Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat rrugore, ndërron jetë 23- vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi. Aksidenti i rëndë u shënua në orët e para të së premtes në…

I mbani vezët te dera e frigoriferit? Gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve…

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat…