Tr*gjike/ Foshnja e porsalindur tërhiqet z’varrë nga infermierja — humb j*tën në vend

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në SHBA, pasi një foshnjë e porsalindur humbi jetën në rrethana tragjike në spitalin Nationwide Children’s Hospital në Columbus, Ohio.

Vogëlushja Ellieana J. Peyton, u shtrua në repartin e kujdesit intensiv për të sapolindurit (NICU) për shkak të një sëmundjeje të rrallë të zemrës, por humbi jetën vetëm pak kohë më vonë, pas një incidenti që prindërit e saj e cilësojnë si “pakujdesi fatale” e stafit mjekësor.

Sipas rrëfimit të nënës, Mackenzie Peyton, në një postim prekës në Facebook, një infermiere i kishte vendosur aparaturat që lidheshin me trupin e vajzës në xhepin e saj dhe, pa e kuptuar, e kishte tërhequr Ellieanan jashtë krevatit të saj, duke shkaktuar një goditje fatale në kokë.

Prindërit ishin larguar për pak kohë në shtëpi për t’u larë dhe për të marrë rroba, duke e lënë të bijën nën kujdesin e stafit të spitalit.

“Vetëm për një orë shkova në shtëpi dhe mora telefonatën që asnjë prind nuk duhet ta marrë ndonjëherë,” shkroi Mackenzie. V

ogëlushja kishte vetëm 20% shanse për të mbijetuar për shkak të gjendjes së saj kardiake, por prindërit kishin nisur të shpresonin, pasi mjekët u kishin thënë se ajo do të mund të shkonte në shtëpi më 28 maj.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, shkaku i vdekjes u përcaktua si: “Kardiomiopati e lindur e dilatuar, e ndërlikuar nga dëmtime në kokë të shkaktuara nga goditje e fortë”, dhe është klasifikuar si aksidentale. Ellieana kishte pësuar fraktura në kafkë dhe gjakderdhje të rëndë në tru.

Spitali, përmes një deklarate për media, tha: “Për shkak të privatësisë së pacientëve, nuk mund të ofrojmë informacion rreth rasteve të veçanta.”

Ndërkohë, një faqe GoFundMe është hapur për të ndihmuar familjen, ndërsa prindërit nuk kanë bërë ende të ditur nëse do të ndërmarrin veprime ligjore kundër spitalit.

Në një tjetër postim emocional, nëna shkroi: “Ellie, mami të mungon kaq shumë. Dhoma jote është bosh, karroca ishte bosh në rrugën për në shtëpi. Nuk më duket e vërtetë. Thjesht të dua prapë.”

Related Posts

Ndryshime në skemën e pensioneve, ja kriteret e reja për vitin 2026

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë…

Nëna e Beatrix Ramosaj diagnostikohet me k*ncer/ Këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer,…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…