Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike si pasojë e një reaksioni të rëndë anafilaktik ndaj gjalpit të kikirikëve, vetëm pak ditë pas diplomimit.
Timothy Howard u nda nga jeta më 24 maj. Nëna e tij, Patty Howard, ka ndarë një homazh prekës në rrjetet sociale:
“Sapo kishim festuar diplomimin e tij, dhe ai kishte gjithë jetën përpara. Zemrat tona janë të thyera. Tani jemi pjesë e një klubi ku askush nuk dëshiron të jetë.”