Skip to content

Kush i ka dhënë patentë këtij kamikazi me Toyota?

Një kamikaz me “Toyota” është filmuar pasditen e sotme rrugës për në Gjirin e Lalzit duke bërë manovra tepër të rrezikshme në rrugë si dhe tentativa parakalimi në vijë të pandërprerë.

Shoferi i makinës me targë “AB 955 AG”, shihet duke shkuar sa nga njëri cep i rrugës në tjetrin, teksa në një moment shpëton për fje pa u ngitur në shpatin bri rrugës, pasi makina i del jashtë kontrollit.

Qytetarët kanë mbetur të traumatizuar për veprimet e shoferit, i cili përveç rrezikut për jëtën e tij, është kthyer në një rrezik potencial për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Pritet një reagim nga policia për këtë rast!

Published inTë fundit