Një person ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në juglindje të vendit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” kur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Gjithashtu ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në foto dhe video shikoni pamjet pak pas aksidentit fatal. /noa.al