Eksperti zbulon gabimet me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Me rritjen e temperaturave, shumica e njerëzve e përdorin kondicionerin çdo ditë. Por sipas një ekspertjeje të pajisjeve shtëpiake, shumë prej nesh e përdorin gabim, dhe kjo sjell fatura më të larta pa arsye.

Në një video në TikTok, ajo tregon 3 gabimet më të zakonshme që rrisin harxhimet:

1. Dritaret e hapura kur kondicioneri është ndezur
Nëse mbani një dritare hapur, ajri i freskët del jashtë dhe sistemi punon më shumë. Kështu, shpenzoni më shumë energji për më pak efekt.

2. Zgjedhja e një kondicioneri më të vogël se ç’duhet
Shumë njerëz vendosin një kondicioner më të dobët për të kursyer në blerje, por ai nuk ka fuqi të mjaftueshme për të ftohur dhomën. Kjo bën që të punojë vazhdimisht dhe të konsumojë më shumë energji.

3. Fikja dhe ndezja e shpeshtë e pajisjes
Disa mendojnë se duke e fikur kur dalin nga dhoma kursejnë, por ndezja e shpeshtë harxhon më shumë energji sesa ta lësh të punojë në një temperaturë të qëndrueshme.

Këshilla për përdorim efikas:

Mbajeni temperaturën mes 22°C dhe 25°C.
Pastroni filtrat rregullisht – filtrat e bllokuar ulin efikasitetin me 15%.
Vendosni njësinë e jashtme në hije dhe me ajrim të mirë.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që kurseni në faturë, por edhe ruani jetëgjatësinë e kondicionerit tuaj.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…