Skip to content

Detaje/ Si makina e marketit përpIasi tre fëmijë me monopatina në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një automjet i marketit “Pronatyra” përplasi dy monopatina me të cilat udhëtonin tre fëmijë të mitur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, kur shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, duke drejtuar automjetin e subjektit privat, goditi dy monopatina në të cilat ndodheshin tre fëmijë.

Të miturit janë dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk raportohen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale në vijim.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Published inTë fundit