‘Verë përvëluese’! Meteorologia Lajda Porja tregon sa do shkojnë temperaturat në korrik!

Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar afrimin e një vale të nxehti drejt Ballkanit, e cila aktualisht ka përfshirë Spanjën, duke ngritur alarmin për ditë me temperatura të larta në vendin tonë gjatë fillimit të korrikut.

Sipas Porjës, nuk pritet që termometri të kalojë 40 gradë Celsius, por vlerat prej 37-38°C do të jenë problematike nëse zgjasin për disa ditë rresht, duke shtuar rrezikun për zjarre dhe shqetësime për shëndetin publik.

“Pas datës 8 korrik, do të kemi disa ditë më të qeta me temperatura deri në 35 gradë. Por duhet të kemi parasysh se në diell ndjesia termike mund të shkojë deri në 44 gradë, veçanërisht gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 14:00,” tha Porja në një lidhje për “Shqipëria Live”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në orët më të nxehta, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar në zonat urbane me pak gjelbërim si Tirana, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi, ku nxehtësia ndihet më shumë për shkak të sipërfaqeve të betonizuara.

Emergjencat Civile ndërkohë kanë shpallur nivelin “e lartë” të rrezikut për zjarre, veçanërisht në jug të vendit.

Related Posts

Flamur Noka drejt arrestimit? Dosja e koncensionit 500 milionë euro të pasaportave, shtëpia 1 milionë euro dhe afera me banesat e të pastrehëve që ua dha familjarëve të tij

SPAK po finalizon hetimet intensive për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku…

Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet

Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, gazetari…

Dy shenjat e zodiakut që do bëjnë ëndrrat e tyre realitet në vitin 2026

Ëndrra e tyre më e madhe është papritur më afër se kurrë. Për dy shenja të horoskopit, viti 2026 shënon një pikë kthese vendimtare në jetë. Dyert…

Policia i njofton gabimisht familjes vd*kjen e djalit të tyre

Një gabim i rëndë i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar…

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…