I dëηuari νetëνritet në bυrguη e Reçit pas dhυηës së gardianëve – 6 efektivë merren të paηdehur

Shkodër, 27 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas një hetimi disa mujor në burgun e sigurisë së lartë në Reç, ku një i dënuar dyshohet se është vetëvarur si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij nga efektivë të sigurisë. Për rastin, Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur gjashtë ish-punonjës policie për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, kryer në bashkëpunim.

I ndjeri është identifikuar si Edmond Piraniqi, 44 vjeç, i dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2024, kur ai u gjet i vetëvarur me një çarçaf në dhomën nr. 17 të godinës nr. 5 (“Veçim”) të burgut. Fillimisht ai u gjet me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 6 punonjës të burgut, konkretisht Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit, duke e futur më pas në izolim, ku ai ndërmori aktin fatal.

Një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, punonjësi Altin Shaba, ka deklaruar se Piraniqi kundërshtoi shoqërimin për në izolim dhe u fut në dhomë pa pranga, i shoqëruar nga grupi i sigurisë. Ai ka treguar se e kishte parë të dënuarin në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa dëshmitë përforcohen nga raporti i incidentit të hartuar pak minuta para vendosjes në veçim.

Prokuroria ka ngritur akuzat për “Shkaktim të vetëvrasjes” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkodrës, ku në ditët në vijim pritet që gjashtë ish-gardianët të japin llogari për rolin e tyre në ngjarjen tragjike.

Related Posts

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë, mos u lidhni me ta se e hengret

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…

E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të…

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…” Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…