Kriм ‘troηditës!19-vjeçari vrєt ish-të fejυarën shtat’zëηë pas abυzimit s’ksυal

Stamboll, 27 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra me armë zjarri nga ish-i fejuari i saj 19-vjeçar në një rast të dyshuar si “vrasje nderi”.

Viktima, Oya Budak, ishte 5 muaj e gjysmë shtatzënë, pasi më herët ishte abuzuar seksualisht nga autori, Samet A. Pas marrjes vesh për shtatzëninë, ai kishte anuluar fejesën dhe të enjten në mbrëmje e thirri për një takim “për të folur”. Oya shkoi në takim e shoqëruar nga vëllai i saj 13-vjeçar, por situata degjeneroi në dhunë.

Sipas autoriteteve, Sameti nxori një armë dhe e qëlloi Oyan në gjoks dhe në vesh. Më pas, u largua me makinën e babait të tij, ndërsa banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë. E reja u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht humbi jetën bashkë me foshnjën që mbante në bark.

Autori u arrestua disa orë më vonë në banesën e xhaxhait të tij, ku ishte fshehur. Gjatë shoqërimit në prokurori, kur u pyet nga gazetarët për motivin e vrasjes, ai u përgjigj pa pendesë: “Nuk pendohem, largohu!”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik turk, duke rikthyer në vëmendje çështjen e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve për “nder”.

Related Posts

“Artan Santon e kanë harruar”/ Gazetari: Qeveritarë, politikanë e gjyqtarë që përfituan sa mundën nuk gjetën asnjë minutë për…

Gazetari Artan Hoxha përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka kujtuar sot vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua më 26 qershor 2014. Në një…

Bisedat në “Sky”, si gënjeu Bajri shokun për v’rasjen e Gjin Boriçit: Jena ba si Çapajt, poligon qitje

Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi…

“U G0DlT në vijat e bardha, nga një poIic, që voziste me shpejtësi të tejkaluar”-Familjarët e Zana Gjevukaj reagojnë të zhgënjyer

Më 1 prill në Qyshk të Pejës ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë goditi një këmbësore, teksa kjo e fundit po priste të kalonte…

Tjeter lekundje termeti ne Tirane

Nje tjeter termet eshte regjistruar mbremjen e sotme me lekundje te lehta ne Tirane. Sipas ESMC, epiqendra ka qene ne zonen e Kamzes. Kjo epiqender konfirmohet edhe…

Arr*stimi i bosit të m’afies, një vajzë 3-vjeçare çon në zbulimin e vendndodhjes

Operacioni ushtarak në Montecristi zbulon strehimin sekret të Jose Adolfo Macias, falë pranisë së vajzës së tij 3-vjeçare në vendngjarje Operacioni për kapjen e Jose Adolfo Macias…

I dëηuari νetëνritet në bυrguη e Reçit pas dhυηës së gardianëve – 6 efektivë merren të paηdehur

Shkodër, 27 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas një hetimi disa mujor në burgun e sigurisë së lartë në Reç, ku një i…