Provat e korrupsionit në vend të një përgjigje! Gita, Abi e Zeni si pikë doganore: “Taksë” për vendimmarrjet e Berishës për pasuritë publike! (Rastet, emra, veprime dhe përfitimet)

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë ulur më në fund në bankën e të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash. Dosja përfshin vetëm disa episode të industrisë së rëndë dhe të organizuar të korrupsionit të Familjes Berisha, i shtrirë në dy dekada.

Në çdo dalje publike, anëtarët e Familjes Berisha pretendojnë se nuk ka prova për korrupsionin e tyre me pasuritë dhe paratë publike, duke i paraqitur akuzat dhe dosjen e parë si një komplot i Sorosit, Edi Ramës, SPAK-ut dhe disa gazetarëve, duke më përfshirë edhe mua. Janë në të drejtën e tyre të mbrohen, qoftë edhe duke gënjyer, heshtur apo akuzuar të tjerët, pasi janë nën akuzë penale.

Korrupsioni i Familjes Berisha nuk është në nivel banal si kur kap hajdutin në kotecin e pulave, me presh në dorë apo me thesin në kurriz. Por, nuk është as abstakt si yshtja nga një e keqe që nuk e sheh, si rrezatim apo teoritë konspirative.

Për korrupsionin e Familjes Berisha ka fakte dhe prova, dëshmi, evidenca, rrethana dhe veprime konkrete. Në vëmendje po risjell sot disa episode konkrete korrupsioni të Familjes Berisha, me veprime, emra dhe përfitime, në vend të një përgjigje për zonjën Malltezi.

Episodet tregojnë për një organizim serioz strukturor korruptiv, i konsoliduar, i shtrirë në kohë, me veprime të matura korruptive, një formë komplekse e posedimit të përfitimeve dhe kthimit të tyre në pasuri të shtuar, në dukje e ligjshme.

Mund të jetë rast unikal në Evropë, ku të gjithë anëtarët madhorë të familjes janë përfshirë në korrupsion. Si funksiononte skema? Sali Berisha, si kryetar qeverie, firmoste koncensione, leje, licenca dhe favore të tjera publike për një rreth biznesmenësh. Këta të fundit, gjenin forma deri nga më vulgare për të paguar Shkëlzenin, Argitën, Jamarbërin dhe madje edhe Lirinë. E bija, i biri dhe dhëndri i Sali Berishës shërbenin si një pikë doganore ku duhet të kalonin biznesmenët për të mbaruar punë me qeverinë Berisha dhe degët e saj.

Ismail Mulleti ka kaluar në llogarinë e kompanive të Shkëlzen Berishës 350 mijë euro gjatë viteve 2008-2009, gjoja për t’i gjetur disa prona në Durrës për t’i blerë. Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes ish kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve. Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni kishte çdo vit një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdhte si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.

Në vitin 2010, biznesmeni Ilir Karçini i ka dhënë 150 mijë euro Shkëlzen Berishës për ndërmjetësimin e blerjes 50 mijë m2 tokë në Porto Romano. Disa javë më pas, konkretisht në 3 maj 2010, Ministria e Ekonomisë, një degë e qeverisë Berisha, pajis me autorizim kompaninë e Karçinit, duke i përgatitur terrenin për të ndërtuar depozitat e hidrokarbureve në Porto Romano.

Në 17 tetor 2008, Sali Berisha si kryeministër mbledh qeverinë dhe miraton një VKM për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës, për kompaninë Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft. Më pas kompania i jep Jamarbër Malltezit mbi 81 mijë euro gjoja për konsulencë mjedisore.

Në vitin 2006, Argita Malltezi nisi të blinte prona me çmim të lirë në Porto Romano, rreth 14 hektarë me 10 euro m2. Më pas, bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi, ia shiste tokat me 18 euro m2 Damir Fazlliçit. Menjëherë pas transaksioneve, vihet në lëvizje Sali Berisha, i cili mblodhi qeverinë dhe mori një vendim për të lëvizur kufirin e parkut energjetik të Porto Romanos në Durrës, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, duke rritur vlerën e tokës.

Në vitin 2009, qeveria Berisha i jep kompanisë italiane Irene Acqua Gas Albania Brunch dy projekte lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. Me datë 01.01.2012 mes Argita Malltezit dhe Raimondo Chiodi, menaxher i firmës Irene Acqua Gas Albania, lidhet një kontratë qiraje për apartamentin 12/5 në pronësi të Argita Malltezit në ETC në Tiranë. Apartamenti 120 m2 jepet me qira nga Argita me shifrën marramendëse prej 8000 eurosh në muaj.

Në vitin 2012, Berisha i jep komapnisë Mati Hidropower disa hidrocentrale. Në vitet 2013 dhe 2014, kompania përfituese i jep Jamarbër Malltezit mbi 30 mijë euro.

Më 22 gusht 2008, Berisha kaloi në duart e Rezart Taçit, një ish kamarier picash, kompaninë shtetërore Armo. Në periudhën shkurt 2009 deri në maj 2013, Rezart Taçi, sot në kërkim nga SPAK, i ka dhënë fondacionit të Liri Berishës qindra mijëra euro “Zekat”, në disa raste duke i blerë disa piktura fondacionit.

Zafar Ansar, një biznesmen me origjinë pakistaneze, e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si ‘tarifë suksesi’, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria.

Gjatë tjetërsimit të ish Kubit Partizani për të ndërtuar kulla dhëndri, operacion për të cilin Berisha vuri në lëvizje çdo strukturë të duhur shtetërore, janë marrë mbi 800 m2 tokë publike tepër, pa bërë asnjë pagesë dhe në formë përvetësimi.

Për ndërtesat e ish Klubit Partizani, grupi i ish pronarëve pretendues, të përfaqësuar nga dhëndri i Berishës, i cili përfitonte Kontributin Patriotik, duhet të paguanin 430 mijë euro, por janë paguar vetëm 50 mijë euro, duke manipuluar vlerën e ndërtesave sipas legjislacionit në fuqi.

Argita Berisha, për të fshehur gjurmët e pasurisë nuk ka deklaruar aksionet në Homeplan, edhe pse sipas Kodit të Familjes, i ka në bashkëpronësi me Jamarbrin.
Në emrin e Argita dhe Jamarbër Malltezi rezultojnë me 50 pasuri të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, disa të padeklaruara dhe të sekustruara nga SPAK si produkt i aferave korruptive.

Shoqja e Argitës, Laura Pustina, përgatit kontratat e aferës me ish Klubin Partizani. Motra e saj Andia mban llogaritë e Homeplan. Burri i Laurës, Andi Toma ishte drejtor i Rrugëve. Kompania R.O.S.P që ruante pronën dhe më pas kantierin e ndërtimit ishte e Fatbardh Breçanit, burrit të Shpresa Breçanit, mbesa e Berishës. Shpresa Breçani ishte kontabiliste e R.O.S.P. Fatbardh Breçani është vëllai i Erzen Breçanit, ish drejtues policie, i cili paraqitej me forca policia sa herë kompanitë kishin përplasje me banorët.

Janë emëruar drejtues të AKKP dhe u janë dhënë udhëzime vetëm për të kthyer këtë pronë në kundërshtim me ligjin. Fatmir Mediu dhe Genc Ruli miratojnë privatizimin edhe pse ligji për sportin nuk e lejonte dhe prona nuk ishte përfshirë në planin e përhapjes së ushtrisë. Kush i shërbente korrupsionit gradohej, kush bënte rezistencë ndëshkohej si rast i gjeneralit Vladimir Qiriazi, i cili u ndëshkua, të cilit Berisha i lëshoi egërsisht Oerd Bylykbashin, në atë kohë shef i antikorrupsionit në Kryeministri, kur gjenerali refuzoi të firmoste.

Related Posts

“Tundohesh fizikisht?” – Pyetja e papritur e Ilnisa Agollit vë në siklet At Nikollën: S’e mban dot të qeshurën, por përgjigjja e tij po çmend rrjetin! ( VIDEO )

Në një intervistë spontane dhe plot batuta, gazetarja Ilnisa Agolli ka vënë përballë një sfide të pazakontë At Nikollën, një ndër figurat më të njohura dhe të…

Më shumë se 900 tërmete në dy javë/ Vendi goditet nga lëkundja të reja sizmike, ja sa ishin magnitudat

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi një ishull të largët në jugperëndim të Japonisë të enjten, me epiqendrën pranë zinxhirit të ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima. Tërmeti…

Tragjike! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpool! 28-vjeçari Diogo Jota vdes në një aksident me makinë, dy javë pas martesës

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë. Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain…

Franca në alarm/ Një fëmijë 10-vjeç humb jetën nga temperaturat ekstreme

Një vajzë 10-vjeçare nga SHBA humbi jetën dje në oborrin e Pallatit të Versajës në Francë, pasi i ra të fikët për shkak të temperaturave të larta,…

VIDEO/ Aktorja shqiptare i kthehet Farage, pas replikave me Ramën: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si d*gjenerohen vajzat e djemtë anglezë…

Deklaratat e fundit të politikanit britanik Nigel Farage, i cili ka pretenduar se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhet në burg”, kanë shkaktuar reagime të shumta…

SPAK-u i kapi babin dhe burrin duke vjedhur, Argita Malltezi tërbohet me gazetarët Haxhiu, Bollino dhe Doçi: I shërbeni Ramës

Argita Malltezi ka reaguar pas një deklarate të gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, për korrupsionin e saj dhe të vëllait të vet, Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që…