SPAK-u i kapi babin dhe burrin duke vjedhur, Argita Malltezi tërbohet me gazetarët Haxhiu, Bollino dhe Doçi: I shërbeni Ramës

Argita Malltezi ka reaguar pas një deklarate të gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, për korrupsionin e saj dhe të vëllait të vet, Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që babai i tyre ishte kryeministër.

Vajza e Berishës ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve Baton Haxhiu, Carlo Bollino dhe Adriatik Doçi, thua se është faji i tyre që SPAK i kapi burrin dhe babin në korrupsion dhe pastrim parash. Argita akuzoi gazetarët se i shërbejnë Ramën, në një kohë kur Rama i ka dhënë leje burrit të saj për 19 kulla.

“Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo Bollino, kreu shërbimin e radhës ndaj Ramës duke më akuzuar mua për korrupsion, për të cilin, në mungesë të provave, iu drejtua bisedave të tij me zogjtë në pemë. I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.

Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra. Por kur paratë e inceneratorëve dhe pagesat e Ramës të zënë sytë dhe veshët, si dhe kur erzi njerëzor të ka humbur që prej kur në Hagë u prezantove si aset i UDB-së, nuk të intereson më ç’të nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me bukë.

Në fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobëvënies Haxhiu, Doçi, Bollino e kompani, janë shoqëruesit simbiotikë të narkoshtetit të Ramaduros, që ditën fryhen me para publike dhe natën mashtrojnë për llogari të pagatorit të tyre dhe për të kamufluar krimet e këtij të fundit“, thotë Argita Berisha.

“Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkëlzen Berisha dhe Argita.

Argita ka patur numrin aq të madh të firmave që pagunian fee (tarifë) për tu mbrojtur nga ajo dhe ku, si u bë dikush që sapo kishte formuar firmën e drejtësisë në vitin 2005, të kishte kaq biznese për ti mbrojtur? Si është e mundur kjo?“, tha ndër të tjera Baton Haxhiu në emisionin “Të Paeksopozuarit”, çka solli reagimin e Argita Malltezit.

Related Posts

🧡 H0T VERY H0T 🧡

🧡 VERY H0T 🧡

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, sapo e lajmeroi Rama me urgjence! Kjo gje do i lehtesoje jeten qytetareve

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

Sanitarja harroi rubinetin hapur, përmbytet dhoma e spitalit/ Pamjet

Një incident i papranueshëm është shënuar ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe familjarët e tyre. Sipas dëshmisë së një…

Çdo ditë sherre për ndërtimin pa leje, qytetari merr shufrën e hekurit dhe u shkon komshinjve

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të rëndë dhune, i cili ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Qytetari pretendon se personi që shihni…

Rrëzohet avioni privat, 10 viktima mes tyre tre fëmijë

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucas në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen…