“1 në 10 fëmijë në Shqipëri është ngacmuar s*ksualisht”/ Ab*uzimet dhe ngacmimet, flet sociologu: STATISTIKA ALARMANTE

I ftuar në një studio televizive, sociologu Mirgit Vataj, bëri apel që mediat duhet të jenë shumë më të kujdesshme ndaj këtyre rasteve, pasi po e ritraumatizojnë viktimën.

Një rast inçesti tronditi Shqipërinë dy ditë më parë, ku në Patos babai kishte abuzuar me vajzën e mitur. Vataj dha shifra alarmante të rasteve të abuzimit apo të ngacmimit të të miturve në Shqipëri. Ai tha se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është i ngacmuar seksualisht, ku mësë shumti këto ngacmime vijnë nga rrethi i ngustë familjar.

Pjesë nga biseda:

Çfarë dimë në lidhje me rastin, detaje të tjera?

Vata: Ajo që ne duhet të diskutojmë, unë kam patur një lloj revolte ndaj medias. Në formë të drejtpërdrejtë media ka ritraumatizuar viktimën. Nuk mund të pyesësh nënë si ka ndodhur abuzimi, nuk mund të nxjerrësh emër mbiemër dhunuesin se identifikohet viktima. Ajo që mua më ka revoltuar këto ditë është që ti të intervistosh nënën me fëmijën në dorë, dhe dëgjon si ka ndodhur abuzimi i motrës së vet. Kjo nuk është më etikë gazetareske, është shkelur njerzillëku. Ajo që kam menduar është se shpesh mendojnë se shqiptarët duan lajme të forta. Jemi popull ne që duam inçestin? Jemi popull pedofil? Nuk është e nevojshme të dimë sa herë ka ndodhur abuzimi. Nuk e dimë nëse nëna e ka ditur apo jo. Por a e ka pyetur njeri nënën a ka patur mbështetje psikologjike ajo, fëmijët, që sot nuk kanë as motrën dhe as babain.

Jashtë kamerave. Ne jemi ofruar që të ofrojmë shërbime sa më shumë. Për mua masakruese është të pyesësh nënën me detaje. Po abuzojmë dhe me fëmijët e tjerë.

Vata: Edhe sikur mos ishte media, fëmija nuk do ta heq nga mendja. Janë disa raste që kanë ndodhur, ne po i ndjekim. E fundit që dua të them është se kur puvblikohet në mënyrë të tillë lajmi nga media, dhe do frikësohen viktimat.

Pse?

Vata: Është se do mendojë se do të flasi nëna, babai, dekurajohen. Asnjë nga viktimat nuk do të shohë familjarët e vet duke derdhur liot. Shumica e viktimave kanë ndjenjën e turpit. Në Shqipëri një në 10 fëmijë është ngacmuar njëherë në jetën e vet seksualisht.

Kur është bërë kjo?

Vata: Në 2013-ën. 1 në 10 fëmijë thoshte se është ngacmuar seksualisht. Priofili i ngacmuesit është brenda rrethit të besimit, babai, xhaxhai, njerku, vëllai, komshiu.

Related Posts

Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

Vala e nxehtësisë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit po vjen drejt fundit të saj me një ndryshim drastik të kushteve sinoptike në Kontinent….

Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju rrenqethë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e…

Skandali në Qafë Botë/ Doganierët kërkojnë “kafe” për të kaluar kufirin, zbardhen përgjimet

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes….

Këto janë 5 shenjat emocionalisht më të paqëndrueshme të horoskopit

Të gjithë ne i kemi ditët tona të mira dhe të këqija. Por disa nga shenjat e horoskopit këto ndryshime i përjetojnë me shpesh se sa të…

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të…

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?

Shumica e njerëzve mendojnë se një dush i ftohtë do t’i ndihmojë të përballojnë valët gjithnjë e më intensive të të nxehtit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo…