Sot do të jetë dita më e nxehtë e verës: Çfarë pritet javën e ardhshme

Sot pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C.

“Sot presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme.

Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan.

Related Posts

Tre shenjat më me fat të javës sipas Paolo Fox (15–21 Shtator 2025)

Këto janë tre shenjat që sipas yjeve kanë më shumë fat gjatë javës 15–21 shtator 2025: Luani, Virgjëresha dhe Gaforrja Kjo javë sjell energji të përziera, por…

Panik në plazh, ujku sulmon 3-vjeçaren

Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare. Sipas mediave greke, vajza është me…

‘Boom’ i frikshëm në tregun e pronave/ Të huajt ‘blejnë’ Shqipërinë, investojnë 135 milionë euro në 3 muaj

Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse. Banka e Shqipërisë…

Në Itali, edhe të huaj po e mësojnë gjuhen antike arbneshe (video)

Në Itali, edhe të huaj po e mësojnë gjuhen antike arbneshe (video) https://www.facebook.com/watch/?v=926021752437996

🌎🚨 SHOK NË SHBA – UFO G0DITET, MBETJET NUK PO GJENDEN! ÇFARË PO NDODH ME BOTËN? 🚨🌎 ( Video )

Një dëshmi tronditëse para Kongresit amerikan ka ndezur sërish debatet mbi jetën jashtëtokësore. Ish-ushtaraku i Forcave Ajrore, Jeffrey Nuccetelli, tregoi se një objekt fluturues i paidentifikuar iu…

“Çunat e rinj shkojnë me grαtë e…” dedektivja bên deklaratën e BUJSHME, zbulon “trendet” e tradhtisë

E ftuar në WakeUp ka qenë dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili. Në fjalën e saj Lila ka treguar se tashmë kanë ndryshuar trendet e tradhëtisë. Sipas…