‘Heroi i liqenit të Shkodrës’, bashkia dedikim për kapitenin e anijes që u m’byt duke shpëtuar turistët

Bashkia Shkodër ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar të saj, kapitenin e anijes turistike Arben Anamali, i cili ndërroi jetë sot në një akt heroik për të shpëtuar dy turistë që ishin në rrezik të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi gjatë një udhëtimi turistik, kur dy turistët humbën kontrollin dhe ranë në ujë. Pa hezitim, Arben Anamali ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, duke treguar guxim dhe ndihmë të menjëhershme. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Arbeni ka qenë gjithmonë në shërbim të turistëve, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim për t’i ofruar vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme në liqenin e Shkodrës, dhe kjo është një humbje e madhe për të gjithë.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Anamali dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Arbenin, duke e kujtuar si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një hero të vërtetë.

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…