Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri?

Gjatë një interviste, Ilir Shaqiri është ndalur te përvoja e tij në “Big Brother VIP Albania 1”, ku u shpall edhe fitues.

Ai tregoi se vendimin për të marrë pjesë në edicionin e parë e kishte marrë menjëherë, pa asnjë hezitim, ndërsa për një rikthim në edicionet pasuese, tha se do të ishte më i matur në vendimmarrje.

Ndër të tjera, Shaqiri komentoi edhe për dy moderatorët më të përfolur të formatit, Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon. Ai nuk zgjodhi mes tyre, por theksoi se të dy kanë sjellë stile të ndryshme dhe secili ka shkëlqyer në mënyrën e vet.

“Janë dy stile komplet ndryshe. Nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh të dy. Mendoj që secili kur ka qenë në atë skenë, që është shumë e vështirë për ta përballuar nga presioni mediatik dhe ai i publikut, e ka bërë punën e vet në kulmin e tij,” u shpreh ai.

Shaqiri shtoi se nuk e përjashton një mundësi të ardhshme për një bashkë-moderim mes Arbanës dhe Ledionit në një format të veçantë si “Big Brother All Stars”, duke thënë:
“Pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion që prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…