Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e v’dekjes së të riut në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore – Dega në Lipjan që të caktojë masën e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë të ndaluar në lidhje me vdekjen e Agon Zejnullahut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila bëri me dije se kërkesa është dorëzuar zyrtarisht nga prokurori i rastit. I riu ndërroi jetë në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia me dyshimin se po shkaktonte shqetësim publik në gjendje të dehur.

Ndaj pesë efektivëve rëndon dyshimi për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që ata janë ndaluar për 48 orë dhe janë rekomanduar për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës. Avokati i Popullit ka hapur një hetim për të parë nëse janë cenuar të drejtat e njeriut gjatë ndërhyrjes policore.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…