“Po më filmon mua?!”, polici i veshur si biznesmen shkel haptazi ligjin

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, duke treguar një punonjës policie në veshje civile, më shumë i ngjashëm me një biznesmen sesa me një oficer të rendit, i cili jep urdhër për shoqërimin e një qytetareje vetëm sepse ajo po filmonte veprimtarinë e tij.

Pamjet tregojnë momentin kur qytetarja, duke ushtruar të drejtën kushtetuese për informim dhe transparencë, përpiqet të filmojë sjelljen e punonjësve të policisë. Por në vend që të marrë një përgjigje ligjore dhe të qetë, ajo përballet me një reagim të menjëhershëm dhe një urdhër të dyshimtë për shoqërim në komisariat.

Filmimi i veprimtarisë së punonjësve publikë, përfshirë ata të policisë, është i ligjshëm dhe i mbrojtur nga Neni 23 i Kushtetutës, që garanton të drejtën për informim. Për më tepër, Neni 27 i Kushtetutës ndalon në mënyrë kategorike heqjen e lirisë përveç rasteve kur ekziston një shkak i ligjshëm dhe dyshim i arsyeshëm për një vepër penale, gjë që nuk rezulton në këtë rast.

Veprimi i këtij punonjësi të policisë, i cili më shumë të jep përshtypjen se po merr pjesë në ndonjë tender sesa në një situatë rendi, është cilësuar nga juristët si shkelje e lirive themelore, përfshirë edhe Nenin 22 të Kushtetutës, që garanton lirinë e shprehjes dhe të reagimit publik.

Nëse qytetarja është shoqëruar vetëm për faktin se po filmonte një ngjarje që ndodhte para syve të saj, atëherë kemi të bëjmë minimalisht me heqje të paligjshme të lirisë (Neni 110 i Kodit Penal). Nëse kjo sjellje është përsëritur edhe në raste të tjera, ngrihet edhe akuza për shpërdorim detyre.

Kjo ngjarje hedh edhe një herë dritë mbi një problem të kahershëm në Shqipëri: abuzimi me detyrën nga ata që, në vend të uniformës, zgjedhin të veshin petkun e qytetarit “luksoz”, por që pas atyre këmishave elegante, japin urdhra që i përkasin një shteti autoritar e jo demokratik.

Respektimi i ligjit nuk është opsional për askënd, aq më pak për ata që janë të thirrur ta zbatojnë. Transparenca nuk është krim. Filmimi nuk është shkelje. Dhe qytetarët nuk duhet të jenë objekt qortimi kur kërkojnë llogari.

 

Related Posts

14-vjeçarja nga Gramshi zhdυket papritur nga shtëpia – gjyshja mes lotësh kërkon ndihmë… ku ndodhet ajo?

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. E moshuara…

A është prishur raporti mes familjarëve të Brikenës dhe Mateos? Një detaj i vogël po ndez dyshime të mëdha…

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores. Ditët…

Shρërthen skandaIi! Rrjeti i k*kainës bie në ρranga – mes të arrestuarve dy shqiptarë të rinj!

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së ko kainës. Operacioni u zhvillua gjatë…

“Nuk është vetëm se*s” – Menaxherja e bordeIIos më të famshme në Europë zbulon sekretin e burrave për 14 Shkurtin!

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën…

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2026

Dashi Ec përpara sot pa shikuar prapa. Veprimet e tua mund t’u duken të pamatura tek të tjerët, por mos u shqetëso. Ata do të jenë ata…

“Je mashtrues…”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet” Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’,…