Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes në Shkodër!

Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes, Arben Anamali.

51-vjeçari u hodh në ujërat e liqenit të Shkodrës për të shpëtuar turistët që po udhëtonin me të, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte jetën e tij.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Arben Anamali kishte dalë me anijen “Drini” nga Shiroka në drejtim të Zogajve.

Pasditen e djeshme, teksa lundronin, turistët nga Izraeli i kërkuan që të futeshin në liqen për t’u larë, kërkesë që iu refuzua disa herë nga kapiteni.

Anamali i paralajmëroi për rrezikun, por askush nuk e dëgjoi.

Nga 15 veta që kishte në bord, 5 prej tyre u hodhën për t’u larë edhe pse Anamali i kishte shpjeguar disa herë se ajo që po kërkonin ishte një “aventurë” shumë të rrezikshme për shkak të erës që po frynte.

Por nuk e dëgjuan dhe u hodhën!

Megjithatë nuk ia dolën dot që të qëndronin gjatë dhe për punë minutash kërkuan ndihmë.

Në këtë moment, kapiten Arben Anamali ka notuar drejt turistëve, të cilat era e fortë i kishte larguar rreth 50 metra nga anija, ndërsa me vete kishte dhe dy komardare shpëtimi.

Njërin grup me 3 persona i ka afruar pranë anijes, e më pas ka shkuar për të marrë edhe 2 turiste të tjera.

Edhe pse të 4 turistët i ka shpëtuar, vetë nuk ka mundur dot më që t’i afrohet anijes, për shkak se i shteruan fuqitë.

Ndaj edhe sot, trupi i tij ende nuk është gjetur edhe pse po kërkohet me polumbarë.

Në Shkodër, Arben Anamali njihet si mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve, por edhe kapiten i licencuar, u punësua nga Bashkia Shkodër me 1 maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”.

51-vjeçari baba i dy fëmijëve djalit 17 dhe vajzës 14 vjeçe, humbi jetën e tij, për të shpëtuat turistët.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…

Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, të ftuarit sherr me grushta pas debatit në “Opinion” (Video)

Konflikti për pronat në Baks-Rrjoll të Velipojës, mes banorëve të zonës dhe kompanisë Gener 2 që po zhvillon aty një resort turistik, është zhvendosur në Tiranë. Palët…

Plagosja me armë në Shkodër, sherri nisi për 1000 lekë

Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të përfshirë në plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 5 mars, në Shkodër. Shtetasi Genc Hoxha, i cili mbeti…

Kurti: Shpërndarja e Kuvendit antikushtetuese. Ja pse nuk rikandiduam Vjosa Osmanin?

Prishtinë, 6 mars 2026 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shumë shpejt do të bëhet e qartë skema që, sipas tij, qëndron pas vendimit të presidentes…