Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe duke kryer veprime të shpejta hetimore për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë.
Nga hetimet paraprake rezulton se, më datë 09.07.2025, katër vëllezër janë përfshirë në një përleshje fizike me pesë shtetas të tjerë, të cilët janë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
Arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”;
Shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç, vëllezër të të arrestuarve;
Nisën procedim penal ndaj shtetases E. G., 50 vjeçe, me detyrë kameriere në lokalin ku ndodhi ngjarja, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Ajo po hetohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Librazhd
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.
Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.
Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.