V’ɾau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon buɾgim të pëɾjetshëm për Azgan Mërnicën!

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, të riun që akuzohet se vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, pas një konflikti në rrugë.

Pretenca u dha sot (10 korrik) nga organi i akuzës, që lexoi konkluzionet përfundimtare të dosjes pas procesit gjyqësor në Gjykatën e Fierit, për t’i lënë radhë edhe konkluzioneve të palë mbrojtëse, para se të shpallet verdikti.

Mërnica akuzohet për veprat “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të dërmenasit, në Fier. I pandehuri Mërnica ka qenë edhe pjesë e Strukturës së Armatosur të PD-së për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri Mërnica, duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës policin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Related Posts

Personat që e kanë këtë vijë në dorë konsiderohen shumë të veçantë

Hiromancia (leximi i pëllëmbës së dorës) është një formë parashikimi që është trashëguar brez pas brezi. Ajo është përdorur për herë të parë në Kinë dhe Indi…

I fundit! Pritet përjashtim nga Bigu, kontakt fizik mes banoreve

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Angelo dhe Senon patën një debat që u përcoll dhe me një kontakt të…

Pyetja e një 6 vjeçari që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve: “Sa kushton të sjellësh ujë..?”

Në vitin 1998, në Kemptville të Ontarios, Kanada, një djalë 6-vjeçar me emrin Ryan Hreljac mësoi në shkollë se shumë njerëz në Afrikë nuk kishin akses në…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gj*nitaIe, kjo do të thotë se…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gjenitale, është e rëndësishme të kuptoni se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes nuhatjes. Shqisa e nuhatjes tek qentë është…

Receta Çudibërëse Me Xhenxhefil, Karafil dhe Mjaltë – Do Të Më Falënderoni Për Recetën!

Nëse po kërkon një kurë natyrale që forcon imunitetin, lufton infeksionet dhe rrit energjinë, atëherë kjo recetë me xhenxhefil, karafil dhe mjaltë është pikërisht ajo që të…

Moment që theu zemrat, në mes të ceremonisë, fëmija iu afrua arkivoIit të nënës dhe bëri gjestin që preku botën

Një fotografi thellësisht emocionale nga Filipinet është bërë virale, duke kapur momentin prekës të një djali të vogël që përpiqet të ngjitet mbi arkivoIin e nënës së…