E rëndë/ Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona (Detaje)

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur “Lokalitet” ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…