E rëndë/ Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona (Detaje)

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur “Lokalitet” ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ashpërsohet ligji/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes shumë neneve…

Pamjet bëhen virale/ Mjekët nuk dorëzohen, por vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Momenti kur “shtrëngojnë” pacientin të shtrirë në krevat

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku pavarësisht lëkundjeve të…

Momenti kur Babai mëson se vajza e tij është shëruar nga ka*nceri – momenti që po prek gjithë botën ( Video )

Në një botë ku shumica e lajmeve janë të trishta, sot na vjen një histori shprese dhe dashurie që na kujton pse ia vlen të besosh. Pas…

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të dyzuar dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Kujdes me sjelljen kundrejt personave të…

2-vjeçari kafshon dhe v’ret kobrën që e suImoi

FOTO ILUSTRUESE Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur dhe njëkohësisht mahnitur opinionin publik në Indi: një fëmijë 2-vjeçar arriti të shpëtojë jetën e tij duke vrarë me…

Bëri injeksione kundër rrudhave, gruaja përfundon pjesërisht e paralizuar

Një grua nga SHBA ka vendosur të ndajë historinë e saj të dhimbshme pas një procedure të zakonshme estetike, e cila e la të paralizuar pjesërisht dhe…