“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh në zonën e Alliasit në Tiranë, ndërsa shteti dhe policia qëndrojnë në heshtje.

Denoncuesja ka dërguar një video ku dëgjohet qartë muzika me volum të lartë, ndërkohë që ora shënon 23:00. Ajo thotë bëhet fjalë për lokalin “Deon Lounge”, i cili po shkakton shqetësim të jashtëzakonshëm për banorët përreth.

“Vdiqëm nga muzika! Po bëjnë dasmë në një lounge, është e pabesueshme. Kemi telefonuar policinë disa herë dhe askush nuk vjen. Ka pleq, ka fëmijë, ka njerëz që duhet të shkojnë në punë nesër. Nuk i intereson askujt, bosi i lokalit bën si ta dojë qejfi”, – shprehet qytetarja e irrituar.

Denoncimi bëhet edhe më alarmant kur ajo shton se ka telefonuar për dy orë pa pushim numrin e policisë dhe asnjë patrullë nuk ka mbërritur në vendngjarje, përveç një fugoni që kaloi dhe “thjesht pa e iku”.

“A bëhet dasmë në një lounge në mes të lagjes?! Me xhama që s’mbajnë asgjë, muzika dëgjohet në çdo apartament si të ishim brenda lokalit. Po ku është shteti? Ky është edhe zaptues i pronës publike, e tani na ka marrë dhe gjumin e qetësinë”, – përfundon qytetarja.

JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Tiranës dhe institucioneve përkatëse të marrin masa ndaj lokaleve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe pa asnjë konsideratë për qytetarët, duke shkelur haptazi ligjin për qetësinë publike.

 

 

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…